Rushiti largohet nga Çairi 2030, rikthehet të Vëllaznimi

Basketboll

Rushiti largohet nga Çairi 2030, rikthehet të Vëllaznimi

Nga: K.G. Më: 7 janar 2026 Në ora: 17:46
Arbin Rushiti

Arbin Rushiti, pas një kohe te ''Çair 2030” në Maqedoninë e Veriut, rikthehet në ekipin e Vëllaznimit të Gjakovës. 

Basketbollisti ka bërë paraqitje të mira në Maqedoninë e Veriut, ku kishte mesataren 8.5 pikë për ndeshje. 

“Arbin Rushiti rikthehet në shtëpi! 

Djaloshi nga Shkupi, rikthehet përsëri në folenë Kuq e Zi. Ai nuk ka shumë nevojë për prezantim, pasi ishte pjesë e jona dhe më herët duke u shquar për angazhimin e pashoq për këto ngjyra të shenjta. 

Deri tani, Arbini ishte pjesë e skuadrës shqiptare nga Superliga e Maqedonisë së Veriut ''Çair 2030'' atje ku luajti si pjesë bazë e ekipit me mesatare prej 8.5 pikëve, 5.1 asisteve e 3 kërcimeve për ndeshje”, njofton KB Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat