Wilson përforcon Vëllaznimin

Basketboll

Wilson përforcon Vëllaznimin

Nga: K.G. Më: 7 janar 2026 Në ora: 22:44
Derrick Wilson

Basketbollisti Derrick Wilson ka arritur marrëveshjen me klubin Vëllaznimi nga Gjakova.

Një përforcim i madh për skuadrën gjakovare që po lufton për ekzistencë në Superligën e Kosovës.

“Derrick Wilson përforcon skuadrën! 

Kemi arritur marrëveshje me Derrick Wilson për të përforcuar ekipin në vazhdim të sezonit.

Njëri nga lojtarët më të falenderueshëm në vitet e fundit në Superligën e Kosovës, do të jetë pjesë e Vëllaznimit.

Lojtari njihet mirë në basketbollin tonë, pasi denjësisht ka mbrojtur ngjyrat edhe të dy ekipeve tjera. 

Përpos Kosovës, lojtari ka luajtur edhe në Danimarkë me Copenhagen, Horsens e Svendborg, në Suedi me Djurgarden, në Turqi me Sigortam e në Hungari me Zalakeramia. 

Përvoja e Wilson është vlerë e shtuar për ekipin tonë”, thuhet nga KB Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat