Prishtina nuk i ndahet përforcimeve nga jashtë

Basketboll

Prishtina nuk i ndahet përforcimeve nga jashtë

Nga: K.G. Më: 8 janar 2026 Në ora: 16:42
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina pretendon ta rikthejë titullin e kampionit të Kosovës. 

Synimet e këtij ekipi janë që të përforcohet sa më shumë dhe të shtojë konkurrencën në secilin repart.    

Elijah Clarance është përforcimi tjetër për skuadrën nga kryeqyteti. 

Basketbollisti është 198 centimetra dhe së fundi luajti në ligën meksikane për Dorados de Chihuahua.

Sigal Prishtina aktualisht renditet në vend të 4-të me 20 pikë pas  javës së 13-të në Superligën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat