Dy ndeshje sot në basketboll, vëmendja në Suharekë

Basketboll

Dy ndeshje sot në basketboll, vëmendja në Suharekë

Më: 10 janar 2026 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e para të javës së 14-të

Ndeshje interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.

Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit.

Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat