Oklahoma dhe Detroit udhëheqin dy Konferencat

Basketboll

Oklahoma dhe Detroit udhëheqin dy Konferencat

Më: 16 janar 2026 Në ora: 13:26
Pamje nga ndeshja

Fitorja e 35-të sezonale për Oklahoma, skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA, që sot mundi 111-91 Houston jashtë fushe.

Shai e mbylli me 20 pikë, por vendimtar stoli i Thunder, nga ku erdhën 49 pikë. Pa probleme fiton Dallas, që mundi 144-122 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Thompson me 26 pikë.

Zhgënjejnë Lakers, që në fushën e tyre u mundën 135-117 nga Charlotte, duke pësuar humbjen e 15-të sezonale. LaMelo Ball me 30 pikë ishte më i miri për miqtë (Doncic 39 pikë për Lakers). Fiton edhe Golden State, që mposhti 126-113 New York, ku diferencën e Butler me 32 pikë.

San Antonio mbetet forca e dytë në Perëndim, duke mposhtur sot 119-101 Milwaukee (Wembanyama 22 pikë). Jashtë fushe triumfon Boston, që mundi 119-114 Miami, ndeshje ku u dallua Simons me 39 pikë. Detroit mbetet lider në Lindje, duke mposhtur 108-105 Phoenix (42 pikë nga lojtarët e stolit).

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Memphis, 118-111

Detroit – Phoenix, 108-105

Houston – Oklahoma, 91-111

Miami – Boston, 114-119

San Antonio – Milwaukee, 119-101

Dallas – Utah Jazz, 144-122

Golden State – New York, 126-113

Portland – Atlanta, 117-101

Lakers – Charlotte, 117-135

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat