Sot, hedhja e shortit për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla

Basketboll

Sot, hedhja e shortit për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Sot në Munih të Gjermanisë nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe grupmoshat e reja.

Në hedhjen e shortit, nga Kosova po marrin pjesë Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm & Drejtor i Përfaqësueseve dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3.

Për herë të dytë në Kosovë dhe për herë të parë në Pejë do të mbahet FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C.

Gara e parë do të mbahet nga 23 deri më 28 qershor 2026, kurse gara e dytë zhvillohet nga 21 deri më 26 korrik 2026.

FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla për herë të parë ishte mbajtur në Prishtinë më 2024, ashtu si edhe FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C, ku vajzat e reja të Kosovës triumfuan me vendin e parë. Në Pejë gjatë verën e kaluar u organizua FIBA U16 Women's EuroBasket, Divizioni C, ku morën pjesë tetë shtete.

Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha në verën e ardhshme: U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat dhe U16 meshkujt dhe femrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat