Sigal Prishtina në presion të madh

Basketboll

Sigal Prishtina në presion të madh

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 13:28
Prishtina

Dy takimet zhvillohen të mërkurën në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Bora - Trepça është ndeshja e parë, ku mitrovicasit fituan në takimin e parë me 23 pikë dallim, 64:87, dhe janë afër finales, derisa prishtinasit duhet të fitojnë me të paktën me 24 pikë dallim për tu kualifikuar në finalen e Kupës për herë të parë, derisa ‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës, kurse edicionin e kaluar fituan edhe titullin dhe Superkupën.

Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.

Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt.

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës premtojnë sfida interesante dhe në ndeshjet e kthimit.

Kupa e Kosovës-Gjysmëfinalet e kthimit

E MËRKURË

17:00 Bora - Trepça

20:00 Sigal Prishtina - Bashkimi‍
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat