​Zbulohet çmimi i biletave për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll

Basketboll

​Zbulohet çmimi i biletave për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja për organizimin e finales së Kupës së Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjeje, Klubi Rahoveci 029 do të jetë organizator i finales mes Trepça dhe Bashkimi, me mbështetje të plotë nga FBK-ja.

Marrëveshja është nënshkruar nga Indrit Krasniqi, kryetar i KB Rahoveci 029, dhe Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës. Të dy palët janë zotuar se do të bëjnë maksimumin që finalja e Kupës të shndërrohet në një spektakël të vërtetë të basketbollit.

Finalja e Kupës do të zhvillohet të mërkurën, në palestrën Mizahir Isma në Rahovec, me fillim nga ora 19:30.

Çmimi i biletës për këtë superfinale është 5 euro. Aty ballafaqohen Trepça dhe Bashkimi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat