Tirana mposht sërish Partizanin në derbi

Basketboll

Tirana mposht sërish Partizanin në derbi

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 11:37
Pamje nga ndeshja

Flamurtari dhe Tirana janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.

Në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës u zhvilluan dy sfidat gjysmëfinaliste, që nuk dhuruan shumë surpriza.

Në derbin kryeqytetas, ekipi i Tiranës mundi 74-64 Partizanin. Të kuqtë e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr 25-16 në periodën e parë, por bardheblutë barazpeshojnë shifrat në cerekun e dytë (pjesa e parë përfundon 40-39).

Në pjesën e dytë është Tirana që dominon në fushë, duke u shkëputur 57-50 dhe e ruan këtë epërsi deri në fund. Baughman me 28 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa 19 pikët e Evans për Partizanin mbetën për statistikë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Flamurtari mposhti me lehtësi 90-42 Vllazninë. Ndeshje në sens unik, komanduar nga vlonjatet, që e thelluan diferencën në cdo periodë. Cluse me 22 pikë kishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat