Kombëtarja e Kosovës me padurim e pret përballjen me Sllovakinë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian në basketboll.
Ndeshja luhet të premten e 27 shkurtit duke filluar në orën 19.00 në palestrën e sportit në Prizren.
“Presim përkrahjen e tifozëve tanë!”, tha basketbollisti i kombëtares tonë, Valon Bunjaku.
Ai fton të gjithë që t’i mbështesin djemtë e Kosovës të premten në Prizren.