Shqiptarët tronditën Serbinë në Beograd, festë e madhe

Basketboll

Shqiptarët tronditën Serbinë në Beograd, festë e madhe

Nga: K.Goca Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 22:39
Cedi Osman me numër 6-të, gjatë ndeshjes në Beogard

Në ndeshjen e tretë të Grupit C në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror në basketboll, kombëtarja e Turqisë e tronditi Serbinë në Beograd me rezultat 82:78, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke mbetur me bilanc perfekt 3/3.

Turqit arritën kështu fitoren e dytë radhazi ndaj Serbisë, pasi e kishin mundur edhe 95:90 në fazën e grupeve të EuroBasket 2025.

Me këtë fitore, Turqia konfirmon formën e shkëlqyeshme dhe pozicionin e saj si pretendente serioze për kualifikim në Botërorin e vitit 2027.

Basketbollistët shqiptarë, Cedi Osman e Erxhan Osmani treguan lojë të madhe më shokë.

Cedi Osman shënoi 16 pikë e Erxhan Osmani 8 sosh.

Pas xhiros së tretë, Turqia kryeson me 6 pikë, la pas Serbinë me 5 sosh. 

Serbia – Turqia 78:82

Serbia: Dobriq 17, Miljenoviq 10, Kaliniq 2, Tanaskoviq 5, Mitroviq 7, Davidovac 6, Ristiq 3, Momirov 3, Novak 6, Markoviq 19, Lakiq.
Turqia: Cedi Osman 16, Tarık Biberoviq 22, Metecan Birsen, Erxhan Osmani 8, Omer Faruk Yurtseven 14, Sehmus Hazer 7, Berk Ugurlu 6, Onuralp Bitim 3, Yigitcan Saybir, Sertaç Sanli 6.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat