Nderohen gjyqtaret e Kampit të FIBA-s

Basketboll

Nderohen gjyqtaret e Kampit të FIBA-s

Më: 19 mars 2026 Në ora: 13:00
Pamje

Në finalen e Ligës Unike Femrat janë nderuar edhe gjyqtaret e Kampit për FIBA gjyqtaret e basketbollit, që u zhvillua njëkohësisht me Ligën Unike.

Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija ka nderuar me mirënjohje gjyqtaret, si dhe Sinisha Herceg, instruktor i FIBA-s.

Ky ishte Kampi i parë për FIBA gjyqtaret e basketbollit në Kosovë.

Ky kamp u organizua me iniciativë të gjyqtares së parë femër nga Kosova në FIBA, Jeta Zeka, një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe fuqizimin e rolit të grave në basketboll.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka mbështetur fuqishëm këtë iniciativë, në përputhje me Planin Strategjik 2026-2030 dhe objektivin për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në basketboll. 

Në kamp kanë marrë pjesë gjyqtare nga Kosova, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Austria dhe Hungaria, ndërsa instruktor i kampit është Sinisa Herceg, instruktor i FIBA-s për gjyqtarë.

Përveç pjesës teorike, gjyqtaret kanë gjykuar në ndeshjet e Final 4 të Ligës Unike për Femra në Prizren, duke kombinuar zhvillimin profesional me përvojën praktike në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat