Derbi i madh, Peja - Sigal Prishtina

Basketboll

Derbi i madh, Peja - Sigal Prishtina

Më: 29 mars 2026 Në ora: 13:20
Pamje nga ndeshja

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të.

Pa dyshim se kryesfida do të luhet në ‘Karagaçi’, mes rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.

Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

Superliga/Java 26

E diel

17:00 Peja - Sigal Prishtina

19:30 Bashkimi - Golden Eagle Ylli

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat