Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e rivalëve të vjetër në udhëtim ndaj Pejës 75:80.
Përballja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, duke u vendosur në momentet e fundit, derisa kishte në rikthime në rezultat gjatë 40 minutave të lojës
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme e kryeqytetasve në garën për “Play-off”.
Pas javës së 26-të Peja renditet në vend të katërt me 37 pikë, ka një më shumë se Sigal Prishtina që gjendet dy pozita më poshtë.