Oklahoma bën detyrën, Dallas mund Lakersin

Basketboll

Oklahoma bën detyrën, Dallas mund Lakersin

Më: 6 prill 2026 Në ora: 12:10
Pamje nga ndeshja

Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan thellë 146-111 ndaj Utah Jazz dhe vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA.

Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë.

Skuadra e Lakers u mund 134-128 nga Dallas, duke pësuar humbjen e dytë radhazi. Cooper Flagg me 45 pikë u dallua për teksanët.

Houston fitoi 117-116 ndaj Golden State në sekondën e fundit, në një ndeshje dramatike. Kevin Durant realizoi 31 pikë, ndërsa Stephen Curry, që rikthehej nga një dëmtim, realizoi 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 30 pikëve të Devin Booker dhe 25 të Jalen Green, mundi 120-110 Chicago.

Boston bën detyrën, duke mundur 115-101 Toronto, ndeshje ku u dallua Jaylen Brown, autor i 26 pilkëve. Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe ekipi i Clippers, që mundi 138-109 Sacramento (Leonard 26 pikë). Skuadra e Cleveland mundi 117-108 Indiana, sfidë ku Donovan Mitchell realizoi 38 pikë për Cavaliers.

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Toronto, 115-101

Brooklyn – Washington, 121-115

Chicago – Phoenix, 110-120

Milwaukee – Memphis, 131-115

Cleveland – Indiana, 117-108

Minnesota – Charlotte, 108-122

New Orleans – Orlando, 108-112

Oklahoma – Utah Jazz, 146-111

Dallas – Lakers, 134-128

Sacramento – Clippers, 109-138

Golden State – Houston, 116-117

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat