Vllaznia mposht Teutën edhe në Durrës

Basketboll

Vllaznia mposht Teutën edhe në Durrës

Më: 19 prill 2026 Në ora: 11:46
Vllaznia

Janë luajtur të shtunën ndeshjet e dyta cerekfinale të play off-it në basketboll për femra, të cilat kanë përcaktuar Vllazninë dhe Apoloninë si dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste.

Ndërkohë që, Besëlidhja e Tirana, të renditura në dy vendet e para, ishin kualifikuar direkt.

Në Durrës, skuadra e Vllaznisë mundi me vështirësi Teutën me rezultatin 89-86, në një përballje të hapur deri në fund.

Edhe pse miqtë kishin një epërsi të lehtë pas pjesës së parë (53-40), vendasit rikuperuan, por pa mundur t’i përmbysin shifrat, duke u eliminuar.

Më e lehtë fitorja e Apolonisë, që triumfoi 90-76 në Korcë ndaj Skënderbeut. Fierakët u shkëputën 24-14 që në periodën e parë dhe e thelluan diferencën vazhdimisht me kalimin e minutave. Campbell me 33 pikë ishte lider në fushë për Apoloninë, që e meritoi kualifikimin.

Superliga-Meshkuj, cerekfinale play off

Nd.1, Vllaznia – Teuta, 93-48

Nd.1, Apolonia – Skënderbeu, 84-76

Nd.2, Teuta – Vllaznia, 86-89 (0-2)

Nd.2, Skënderbeu – Apolonia, 76-90 (0-2)

Superliga-Meshkuj, gjysmëfinale play off

Besëlidhja – Apolonia

Tirana – Vllaznia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat