Peja pret Trepçën në ndeshjen e radhës në play-off

Basketboll

Peja pret Trepçën në ndeshjen e radhës në play-off

Më: 3 maj 2026 Në ora: 11:39
Pamje nga ndeshja

“Karagaçi” do të jetë arena vendimtare në ndeshjen e radhës të play-offit në Superligë.

Peja, do të jetë nikoqire e Trepçës në duelin numër 4 të gjysmëfinales, në të cilën do të luhet për fitore.

Një fitore e Trepçës në Pejë, do të siguronte kalimin e tyre në finale për të 5-tën me radhë.

Kujtojmë se ndeshja do të luhet në orën 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat