Flamurtari mposht Partizanin dhe fiton titullin kampion

Basketboll

Flamurtari mposht Partizanin dhe fiton titullin kampion

Më: 5 maj 2026 Në ora: 20:05
Pamje nga ndeshja

Flamurtari nuk ka rivalë në basketbollin e vajzave.

Vlonjatet kanë mposhtur 76-55 Partizanin, kanë çuar në 3-0 serinë e fitoreve dhe janë shpallur kampione të Shqipërisë në basketboll për vajza për sezonin 2025-2026.

Flamurtari tregon forcën që në periodën e parë të cilën e fiton me rezultatin 17-6. Partizani mundohet të reagojë dhe fiton periodën e dytë 23-22.

Vlonjatet fitojnë periodën e tretë me rezultatin e thellë 18-9 dhe periodën e katërt 19-17.

Flamurtari fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 76-55, çon në 3-0 serinë e finaleve dhe shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për vajza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat