Nderohen Mehdi Gashi dhe Sabri Parduzi

Basketboll

Nderohen Mehdi Gashi dhe Sabri Parduzi

Më: 15 maj 2026 Në ora: 14:52
Mehdi Gashi dhe Sabri Parduzi

Federata e Basketbollit e Kosovës ka ndarë mirënjohje me rastin e pensionimit për dy vëzhguesit e dalluar të basketbollit: Mehdi Gashi e Sabri Parduzi

Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite në zhvillimin dhe avancimin e basketbollit në Kosovë.

Mirënjohjet janë ndarë nga Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të FBK-së dhe Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK.

Gashi dhe Parduzi me dekada të tëra kanë kontribuar si gjyqtar e vëzhgues në basketbollin e Kosovës, ndaj FBK shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat