KB Ylli zgjedh drejtuesit e rinj të klubit

Basketboll

KB Ylli zgjedh drejtuesit e rinj të klubit

Më: 16 maj 2026 Në ora: 23:54
Golden Eagle Ylli

KB Golden Eagle Ylli ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku janë emëruar organet e reja drejtuese që do ta udhëheqin klubin në periudhën e ardhshme.

Në krye të klubit është zgjedhur Beqir Berisha në pozitën e kryetarit, ndërsa Agron Berisha do të ushtrojë detyrën e nënkryetarit.

Po ashtu, Lendrit Palushi është emëruar menaxher gjeneral, Arian Shala përfaqësues i autorizuar, ndërsa Bekim Kryeziu sekretar i klubit.

Nga klubi suharekas kanë theksuar se me këtë organizim të ri synojnë ruajtjen e stabilitetit dhe përgatitjen sa më të mirë për sfidat që i presin në edicionin e ardhshëm të basketbolliit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat