Francezi i jep fitoren San Antonios

Basketboll

Francezi i jep fitoren San Antonios

Më: 19 maj 2026 Në ora: 11:10
Pamje nga ndeshja

Skuadra e San Antonio Spurs i ka nisur mbarë finalet play off të Konferencës së Perëndimit, duke fituar 122-115 ndaj Oklahoma në fushën e kësaj të fundit.

Skuadra kampione në fuqi e NBA-së zhgënjeu në sfidën e parë.

Victor Wembanyama, me 41 pikë e 11 rebound, ishte njeriu i ndeshjes, lojtari që i dha fitoren ekipit të Spurs. Gjiganti francez ishte i papërmbajtshëm në fushë, mbështetur edhe nga skuadra, me 6 lojtarë që realizuan mbi 11 pikë.

Të gjithë titullarët e San Antonio bënë një paraqitje të mirë, ndërsa për Oklahoma loja u bazua të treshja Shai (24 pikë), Caruso (31 pikë) e Williams (26 pikë). Edhe finalja e dytë play off do të luhet në fushën e Oklahoma.

Konferenca e Lindjes, finale

New York – Cleveland

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio, 115-122 (0-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat