Dardan Kapiti, më i miri i finaleve

Basketboll

Dardan Kapiti, më i miri i finaleve

Më: 21 maj 2026 Në ora: 11:54
Dardan Kapiti

Basketbollisti i Trepçës, Dardan Kapiti është shpallur MVP i finaleve kundër Bashkimit.

Pas super performancave të treguara gjatë gjithë sezonit, e veçanërishtë në fazën e playoffit, Dardan Kapiti me plotë meritë rrëmben çmimin e më të mirit.

Kapiti ka treguar që në këto dy sezonet e fundit ka qenë një lojtar kyç dhe shumë i rëndësishëm për Mitrovicasit, e sidomos për trajnerin Beçiragiç, i cili ka qenë faktor i madh i përmirësimit të tij gjatë këtij sezoni.

Reprezentuesi kosovar, mposhti kolegun e tij, Drilon Hajrizi, që mbetet njëri nga lojtarët më të mirë të basketbollit tonē.

Ndryshe, Trepça është shpallur kampione e Kosovës në Basketboll për sezonin 2025/’26.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat