Kosova në grup me Serbinë

Basketboll

Kosova në grup me Serbinë

Më: 29 maj 2026 Në ora: 20:20
Topi

U hodh shorti për turneun e Basketbollit 3x3 në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova në konkurrencën e meshkujve është shortuar në Grupin C së bashku me Turqinë, Serbinë dhe Portugalinë. 

Ndërkohë, Kosova në konkurrencën e femrave do të garojë në Grupin C me Italinë dhe Greqinë. 

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të mbahen në Itali nga 21 gushti deri më 3 shtator, kurse garat në Basketboll 3x3 fillojnë më 29 gusht dhe konkludojnë më 2 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat