Basketbollistet e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet

Basketboll

Basketbollistet e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 11:24
Pamje

Basketbollistet e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive për FIBA Women’s European Championship for Small Countries, që do të mbahet në Pejë nga 23 deri më 28 qershor.

Pas përgatitjeve në Obiliq, vajzat e Kosovës këtë javë do të stërviten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para se të zhvendosen në Pejë për fazën finale të përgatitjeve.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë pozitive.

Ndërsa basketbollistet po punojnë me përkushtim maksimal dhe janë të motivuara për të përfaqësuar Kosovën sa më denjësisht në këtë kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat