Vajza shqiptare që e bënte krenare Kosovën

Basketboll

Vajza shqiptare që e bënte krenare Kosovën

Nga: K.Goca Më: 29 korrik 2026 Në ora: 16:00
Xhevahire Mustafa

Xhevahire Mustafa ishte vajza shqiptare që në vitet e 80-ta i bënte krenarë mijëra shqiptarë me paraqitjet e saj të jashtëzakonshme në basketboll.

Me ekipin e Universitetit të Prishtinës, klubin më të suksesshëm shqiptar të basketbollit të asaj kohe, ajo mposhti shumë klube të mëdha të ish-Jugosllavisë.

Në palestën sportive "15 Maji" (sot "1 Tetori") dhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, mbi 3.000 shikues mbushnin tribunat për të ndjekur ndeshjet.

Xhevahire Mustafa shfaqte mjeshtëri të rrallë në parket, duke qenë pothuajse e pakapshme për kundërshtaret e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat