Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të mbahen prej 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali.
Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.
Kosova do të përfaqësohet me basketbollin 3x3 në të dyja konkurrencat, te meshkujt dhe femrat.
Meshkujt:
Adhurim Alijaj
Eliot Peci
Ardian Ibishi
Mal Tusuni
Trajner: Qëndrim Demi
Femrat:
Enisa Kamerolli
Elsa Shala
Vesa Krasniqi
Merisa Bilalli
Trajnere: Agnesa Rrahmani
Në Itali do të udhëtojë edhe Artina Hasani, Menaxhere e Ekipit të basketbollit 3x3.
Në fazën e grupeve, meshkujt do të përballen me Serbinë, Turqinë dhe Portugalinë, ndërsa femrat me Greqinë dhe Italinë.
Pas Taranto 2026, vendi ynë do të marrë flamurin e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030..