Anes Gashi në huazim te KB Rahoveci

Basketboll

Anes Gashi në huazim te KB Rahoveci

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 23:17
Basketbollist Anes Gashi

Basketbollist Anes Gashi do të vazhdojë karrierën në KB Rahoveci. Lajmi bëhet i ditur nga LKB Trepça.

“KB Trepça njofton se Anes Gashi do ta vazhdojë këtë periudhë në formë huazimi te KB Rahoveci.

Anesi mbetet lojtar i Trepçës, ndërsa huazimi i tij te Rahoveci do t’i mundësojë të ketë më shumë minuta dhe përvojë në parket.

Gjithashtu, ju informojmë se Burim Zekiqi merr rolin e kapitenit të ekipit tonë.

Anesit i urojmë shumë suksese në këtë periudhë të re, ndërsa Burimit suksese në rolin e kapitenit”, ka njoftuar Trepça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat