LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers

Basketboll

LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 20:15
LeBron James

LeBron James u prezantua zyrtarisht me fanellën e Philadelphia 76ers, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në NBA.

41-vjeçari do ta zhvillojë sezonin e 24-të në ligë me klubin e tij të katërt, pas eksperiencave me Cleveland Cavaliers, Miami Heat dhe Los Angeles Lakers.

“Ju e dini kush jam, apo jo?”, tha James me shaka në fillim të konferencës, ndërsa më pas deklaroi se është “super i emocionuar” për të luajtur në Philadelphia.

James pranoi një ulje të konsiderueshme të pagës për t’iu bashkuar Sixers, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare prej rreth 8 milionë dollarësh.

Ai tha se Philadelphia ishte zgjedhja e tij mes pesë skuadrave që kishte marrë në konsideratë.

“Luksi i lojës time është se mund të bëj gjithçka. Fjalë për fjalë, mund të bëj gjithçka”, tha James, duke theksuar se dëshiron të sjellë përvojën e tij te skuadra.

Një nga arsyet kryesore që e bindi të zgjedhë Philadelphia ishte edhe marrëdhënia e tij me Tyrese Maxey.

James synon gjithashtu të ndihmojë Joel Embiid të fitojë titullin e parë të NBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat