Kampionia e Kosovës, Trepça, është mundur në udhëtim nga skuadra gjermane VET-CONCEPT Gladiators Trier me rezultat 96:59, në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.
Pas tri fitoreve radhazi, mitrovicasit pësuan humbjen e dytë në këtë edicion të garës evropiane dhe tani kanë bilanc prej tri fitoresh e dy humbjesh.
Basketbollisti i Trepçës JaCori Payne e përfundoi ndeshjen me 10 pikë.
Trepça tani i ka tri fitore e dy humbje. Vazhdon garën për avancim në fazën e dytë.
Pas një jave “xehetarët” luajnë ndaj Patras në Greqi.
Në palestrën në Trier ishin qindra shqiptarë, përkrahës të skuadrës mitrovicase.
Kishte të tillë që kanë udhëtuar për në Gjermani edhe nga Mitrovica.
Megjithatë dallimi në cilësi i skuadrave ishte i madh.
Skuadra gjermane ishte më e mirë në këtë sfidë, kurse ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin në një përballje ku kishin përkrahjen e shumë tifozëve shqiptarë.