Lobi Shqiptar mban konferencë ndërkombëtare me investitorë të huaj!

Diaspora

Lobi Shqiptar mban konferencë ndërkombëtare me investitorë të huaj!

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Nën organizimin e Lobit Shqiptar, me shumë suksese u mbajtë Konferenca ndërkombëtare e investorëve potencial, nga kompani të shumë vendeve sikurse Gjermania, Izraeli, Italia, Rumania etj.

Kjo Konferencë u mbajt nëpërmjet platformës online nën moderimin e Dr. Teuta Nunaj dhe nën  drejtimin e Presidentit dhe themeluesit të Lobit Shqiptar, z. Skenderbeg Klaiqit, si dhe udhëheqësit të departamentit për qeshtie ekonomike të kësaj organizate z. Përparim Nishori.

Morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve nga Republika e Kosovës, sikurse Zv. Kryeministri z. Besnik Bislimi, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Zv. Ministri për Financa z. Ilir Kapiti, Kryetari i Komisionit për Diasporë z. Haki Abazi, përfaqësues nga Medvegja z. Muharrem Salihu.

Edhe pse ishin të ftuar përfaqësuesit nga shtetet të rejonit si Mali i Zi, Maqedonia, ku disa kishin konfirmuar, per shkaqe te panjohura, nuk ishin pjesë e kësaj konference.

Pas pyetjeve të bëra dhe përgjigjejet e marra si nga ana e pjesëtarëve të Diasporës, po ashtu investorëve potencial të huaj, të cilët edhe prezantuan disa nga projektet e tyre, u ndanë të kënaqur me gatishmërinë e pjesëtareve të Qeverisë së Republikës së Kosovës per bashkepunim.

Pati edhe nga ta, të cilët kanw projekte konkrete në fusha të minierave, bujqësisë, turizmit, infrastrukturës, mjekësisë, që duan të fillojnë menjëherë nga puna, por sa të bëjnë hapat konkret Qeveria në konkretizimin e realizimit të tyre.

Vlenë të përmendet që projektet dhe isnvestorët potencial që ishin prezent, mundë të kapin shifren e qindra Miliona eurosh, duke mos i llogaritur projektet e minierave dhe infrastrukturës.

Në fund të Konferencës u konkludua se konferenca rezultojë e suksesshme edhe pse u mbajtë online dhe kuptohet se mungon edhe kontakti fizik, që nganjëherë është i nevojshëm gjatë bisedave për biznes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat