E rëndë në Greqi, vetëvritet në furgonin e policisë i burgosuri shqiptar

Diaspora

E rëndë në Greqi, vetëvritet në furgonin e policisë i burgosuri shqiptar

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos. 

38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”. 

Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale. Kane nisur hetimet në lidhje me zbardhjet e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat