Prodhonin bomba artizanale, zbulohet qyteti që çifti shqiptar do të hidhte “në erë” në emër të ISIS!

Diaspora

Prodhonin bomba artizanale, zbulohet qyteti që çifti shqiptar do të hidhte “në erë” në emër të ISIS!

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me një çift shqiptarësh me origjinë nga Kosova, të cilët kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se po përgatisnin të kryenin një sulm terrorist në Itali, sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA.

Njësia speciale e karabinierëve italianë, (ROS) që heton terrorizmin dhe krimin e organizuar, me mbështetjen e Komandës rajonale të Trentos, më 15 qershor zbatuan një urdhër ndalimi ndaj dy të rinjve me origjinë shqiptare, pasi ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe po planifikonin të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali – në Trentino – në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS).

Ndërkohë, të dy personat në të njëzetat janë duke u hetuar për akuzat e komplotit me qëllim terrorizmi, përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terrorizmi, përfshirë ato ndërkombëtare. Ndaj burrit gjykata italiane ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik, ku monitorohet vendndodhja e tij.

Në vendimin për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak, shpjegohet se ky vendim u përcaktua nga nevoja për të garantuar një rrugë të deradikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar plotësisht në strukturën shoqërore italiane, do të ketë një rol thelbësor.

Veprimet hetimore zbuluan se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të integruar prej kohësh në kontekstin social, të punës dhe studimit, kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike që do përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Sulmi i planifikuar do të ndodhte “sigurisht në Trentino, por nuk mund të themi më shumë”, shpjegoi kryeprokurori Sandro Raimondi.

Që nga koha e shpërthimit të konfliktit të armatosur në vitin 2011, më shumë se 350 shtetas kosovarë udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut. Në grupin e kosovarëve që udhëtuan drejt Sirisë, përveç burrave kishte gra dhe fëmijë.

Deri më tani nga Siria në Kosovë janë kthyer më shumë se 250 kosovarë. Kosova u bë një ndër vendet e para në botë që riatdhesoi në mënyrë të organizuar qytetarë të saj nga kampet e Sirisë, sipas një shkrimi nga REL.

Arrestohet çifti, u gjenden pajisje kompjuterike por edhe kimikate që do të përdoreshin për prodhimin e bombave

Më herët u raportua se çifti me origjinë nga Kosova u ndaluan në Trento nga policia për shkak se akuzohen për terrorizëm, apo cënim të sigurisë dhe rendit publik.

Këtij çifti, policia i ka gjetur disa pajisje kompjuterike por edhe kimikate që do të përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese. Sipas mediave italiane, ata do të krijonin bomba dhe të godisnin në emër të ISIS.

Bëhet fjalë për dy të rinj me të kaluar të pastër, një burrë dhe një grua që tani janë në arrest shtëpie. Materiali iu dorëzua Grupit të Hetimeve Shkencore për vlerësime teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat