Vritet 34-vjeçari shqiptar në Greqi, sherri nisi për një vajzë

Diaspora

Vritet 34-vjeçari shqiptar në Greqi, sherri nisi për një vajzë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:53
Mykonos

Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë në Mykonos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm në një lokal në zonën e quajtur Skylabela.

Sipas medias greke “Protothema”, autor i ngjarjes është një 33-vjeçar grek.

Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë.

Pas përleshjes i riu grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.

33-vjeçari grek është arrestuar, por sipas mediave greke, është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat