Vehbi Brahimi - Gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës! Në vitin 1994, iu turr komandanti famëkeq

Futboll

Vehbi Brahimi - Gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës! Në vitin 1994, iu turr komandanti famëkeq

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Vehbi Brahimi - Gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës! Në vitin 1994, iu turr komandanti famëkeq

Gjyqtarët sportivë, në të gjitha disiplinat sportive, si heronj kryen misionin e tyre në vitet e 90-të (1991-1999).
Të jesh në uniformë të gjyqtarit sportiv, ka qenë njësoj sikur të jesh në uniformë ushtarake kundër pushtuesit serb.

Vehbi Brahimi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka referuar me sukses të madh në futboll në kuadër të Republikës së Kosovës.

Brahimi në asnjë moment nuk u ndal dhe as që u frikësua nga kërcënimet e milicisë së okupatorit serb! 
Brahimi si shumë gjyqtarë të tjerë, ka momente të sikleshme dhe sa e sa herë e kishte kokën në “gërshërë” nga milicia kriminale serbe. 

Image

Një rast që nuk harrohet kurrë, në fushën në Sremkonicë, në ballafaqimin mes Minatorit ’89 nga Mitrovica dhe Kitkës nga Hogoshti, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i FFK-së së asaj kohe, i ndjeri Rexhep Abdullahiu, pastaj Komesari i Ligës, Arsim Fehmiu, Adem Çollaku, nënkryetar i FFK-së, ndërsa në fushë përreth ishin mijëra shikues, aty arrijnë edhe milicia serbe në përfundim të sfidës. 

Ndërkohë, komandanti famëkeq i milicisë serbe në Vushtrri, Vuçina, futet në fushë për të ndërprerë ndeshjen dhe me vete kishte edhe tri autoblinda dhe një makinë të vogël të milicisë. 

Kjo ndodhi në vitin 1994. Megjithatë Brahimi u tregua më i zoti se milicia kriminale serbe, e përfundoi ndeshjen tre minuta para kohe, duke i lënë ata me gishta në gojë, për misionin që ishin nisur! 

Fakt tjetër ka qenë, se për këtë ndeshje ishin deleguar Haki Gjufaj (Pejë), Shpend Kadria (Gjakovë) dhe Ilhami Hasi (Gjakovë), por rrethanat se si silleshin në atëkohë, Brahimi futet me tuta sportive dhe  e referon takimin, duke u bërë një ndërrim taktikë. 

Vuçina nervozohet që përfundoi ndeshje dhe që nuk arriti ta ndërprenë, ky faqezi më të shpejt ia mbathë nga aty, duke dalur në magjistralen Mitrovicë - Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë, ndalon klubin e futbollit Kitka. 

Aty maltretojnë lojtarët e Kitkës me kryetarin Bajram Vranja, po ashtu përfaqësuesin e klubit Naim Biçkaj (sot është kryetar klubi) dhe ndërkohë Naser Pllana i kap me të shpejtë fanellat e Kitkës, duke i dërguar në shtëpinë e tij. Pas disa ditëve zyrtarët e Kitkës shkojnë i marrin fanellat, të cilat Pllana i shpëtoi nga konfiskimi!

Brahimi është krenar për sakrificën që ka bërë në periudhën më të vështirë dhe që sot djemtë dhe vajzat tona lozin në stadiume e palestra sportive, po ashtu garojnë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat