Lojtari shqiptar mahnit Italinë, shënon gol për Milanin

Futboll

Lojtari shqiptar mahnit Italinë, shënon gol për Milanin

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 19:24
Ardon Jashari gjatë aksionit në ndeshjen e sotme, ku realizoi golin e tij të parë në këtë edicion të Serie A

Ardon Jashari ka shënuar golin e tij të parë në këtë edicion të Serie A, duke shkëlqyer në fitoren e thellë të Milanit me rezultat 5:1 ndaj Frosinones.

Futbollisti shqiptar tregoi cilësitë e tij në fanellën kuqezi, duke kontribuar në suksesin e Milanit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Jashari u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 48-të, realizoi një gol të jashtëzakonshëm pas një aksioni individual.

Në minutën e 4-t, Gabriele Calvani (Frosinone) shënoi autogol, duke i dhënë epërsinë Milanit.

Në minutën e 20-të, Milani dyfishoi epërsinë. Adrien Rabiot asistoi për Gonçalo Ramosin, i cili fitoi duelin me mbrojtësit dhe nga brenda zonës e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për 2:0.

Mysafirët ngushtuan epërsinë në minutën e 25-të. Patrizio Masini përfitoi nga një pasim i shkëlqyer, doli i vetëm përballë portierit dhe me qetësi realizoi për 2:1.

Në minutën e 48-të, Jashari tregoi klas të lartë. Pas një depërtimi fantastik individual, futbollisti shqiptar hyri në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e epërm të djathtë për 3:1, duke e lënë portierin Lorenzo Palmisani të pafuqishëm.

Milani vazhdoi dominimin edhe në minutat në vijim. Në minutën e 62-të, Alphadjo Cisse pranoi një pasim të bukur brenda zonës dhe me qetësi realizoi për 4:1.

Gjashtë minuta më vonë, Christian Pulisic shënoi një gol spektakolar pas një depërtimi individual, duke e kaluar portierin me një goditje të bukur mbi të për rezultatin përfundimtar 5:1.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Frosinone renditet në vendin e shtatë me shtatë pikë më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat