Merr fund pritja tek Interi

Futboll

Merr fund pritja tek Interi

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 19:39
Futbollisti Lautaro Martinez

Kristian Kivu merr një lajm të mirë në prag të transfertës ndaj Atalantës. Lautaro Martinez është rikuperuar pas rreth 40 ditësh mungesë dhe do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit zikaltër.

Megjithatë, rikthimi i kapitenit argjentinas do të bëhet me kujdes, pa nxituar dhe pa marrë rreziqe të panevojshme.

Përpara Lautaros janë nëntë ndeshje për të rikthyer formën e tij më të mirë dhe për të ndihmuar Interin në një periudhë shumë të rëndësishme të sezonit. Deri më 22 dhjetor, zikaltërit do të garojnë në katër fronte: Serinë A, Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Në lojë është edhe trofeu i parë sezonal, ndaj rikuperimi i kapitenit është një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën. Lautaro nuk ka luajtur që prej 13 tetorit, kur Interi u përball me Klub Bryzhin në një ndeshje që përfundoi me shtatë gola në San Siro. Në kampionat, ndërkohë, sulmuesi nuk është aktivizuar që prej 10 tetorit, në javën e gjashtë të Serisë A.

Kështu, pas pesë javësh mungesë të detyruar, rikthimi në fushë nuk do të jetë një proces i lehtë, por argjentinasi ka përvojën e duhur për të përballuar situata të tilla. Edhe sezonin e kaluar, një problem në pulpë e mbajti jashtë për pesë javë, nga java e 26-të deri në të 30-ën. Rikthimi i tij në ndeshjen ndaj Romës, në periudhën e Pashkëve, ishte spektakolar. Lautaro u aktivizua si titullar, mbajti shiritin e kapitenit, realizoi dy gola dhe qëndroi në fushë për afro një orë.

Tifozët e Interit shpresojnë që edhe këtë herë rikthimi të shoqërohet me një paraqitje të tillë, por këtë herë nuk do të ketë asnjë nxitim. Për këtë arsye, edhe pse është rikuperuar dhe mund të luajë ndaj Atalantës të dielën, nuk është e sigurt që Lautaro do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në Bergamo. Kivu nuk ka arsye të marrë rreziqe, sidomos duke parë gjendjen e mirë të dy sulmuesve të tjerë, Pio Espozitos dhe Markus Turamit.

Të dy kanë dhënë garanci në repartin ofensiv gjatë mungesës së kapitenit, duke i treguar trajnerit se skuadra ka alternativa të besueshme në sulm. Edhe dëmtimi i Bonit nuk e ka ndryshuar këtë situatë, pasi Interi nuk ka nevojë të nxitojë rikthimin e Lautaros për të shmangur problemet në repartin ofensiv. Plani i Kivusë është që kapiteni të marrë gradualisht më shumë minuta, duke rritur ngarkesën nga ndeshja në ndeshje.

Me një kalendar kaq të ngjeshur, ku zikaltërit do të luajnë pothuajse çdo tri ditë, menaxhimi i gjendjes fizike të argjentinasit do të jetë thelbësor. Objektiva të shumtë për kapitenin Lautaro rikthehet me shumë motivim dhe me disa objektiva përpara. Ai ka realizuar gjashtë gola këtë sezon, të ndarë në tri dopieta, përballë Napolit, Romës dhe Klub Bryzhit. Ndërkohë, shoku i tij i repartit, Markus Turam, e ka kaluar në kampionat, me gjashtë gola kundrejt katër të argjentinasit.

Një rivalitet sportiv brenda dyshe¬së së njohur Tula, që pritet ta motivojë edhe më shumë kapitenin zikaltër. Një tjetër objektiv është afrimi me Alesandro Altobelin, i cili ka realizuar 209 gola në historinë e Interit.

Përveç kësaj, Lautaro synon të ndihmojë skuadrën në garën për kreun e renditjes, ku përpara zikaltërve ndodhet Lacio, si dhe të ngjitet në klasifikimin e golashënuesve më të mirë të Serisë A. Argjentinasi ka pritur me padurim përfundimin e periudhës së pushimit për ndeshjet e kombëtareve, duke u përqendruar tërësisht te rikuperimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat