Enver Qosa - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, pipi i tij ishte halë në sy për pushtuesin serb! 

Futboll

Enver Qosa - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, pipi i tij ishte halë në sy për pushtuesin serb! 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:09
Enver Qosa - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, pipi i tij ishte halë në sy për pushtuesin serb! 

Vera e vitit 1991, verë që nuk harrohet kurrë, zhvillime dramatike në të gjitha sferat në Republikën e Kosovës!

Pushtuesi serb okupon Kosovën, sulmon popullin shqiptarë, sportistët dhe sportistet i dëbon nga stadiumet dhe palestrat sportive, ndërsa punëtorët i largon nga puna, studentët nga Universiteti dhe nxënësit nga shkollat! 

Sportistët shqiptarë, si asnjëherë të bashkuar, formojnë Kampionatin e pavarur të Kosovës, duke iu thënë jo një herë e përgjithmonë garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë.

Image

Vitet e 90-ta, futbollisti Ilir Shuleta dhe gjyqtari Enver Qosa 

Gjyqtarët apo këmishëzinjtë, si asnjëherë të vendosur, veshin fanellën e Republikës së Kosovës!

Enver Qosa i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër gjyqtarët me të dalluar të futbollit në vitet më të rënda (1991-1999), kur në çdo sekondë koka e secilit shqiptar ishte sikur në gërshërë nga bandat dhe milicia serbe.

Qosa nuk mendoj shumë, ishte i vendosur deri në pikën e fundit, i vdekur po por i dorëzuar apo i përkulur kurrë para okupatorit serb. 

Ai me guxim dhe pedanteri ndau drejtësinë me sukses në fushat e futbollit, herë në Dumnicë, herë në Llukar, në fushën e Flamurtarit të Prishtinës, në Arbëri, në Raskovë, e kudo që e kërkonte nevoja. 

Aspak nuk mërzitej nga kërcënimet e milicisë serbe, por referonte ballëlart ndeshjet sipas kalendarit të përcaktuar nga FFK-ja. Një burrë i vendosur, i fjalës dhe i guximshëm, personalitet i rrallë, që sakrifikoi shumë për futbollin dhe sportin, së bashku me mijëra sportistë, iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb.

Qosa ka qenë frymëzim për të rinjtë në vitet e 90-ta, se si luftohet për të mbrojtur të drejtën dhe si luftohet për shtet.

Pipi dhe fanellat e tij e gjyqtarit të Republikës, ishte halë në sy për regjimin kriminal serb.  

Qosa, një luftëtar i ndarjes së drejtësisë në vitet e 90-ta, një trim i pashoq karshi pushtuesit serb, sot ndihet me fat që i takoi Gjeneratës së Republikës, e cila gjeneratë në ara dhe fusha të improvizuara, gjysmë me bari e gjysma tokë, me pluhur e në baltë, në shi e në borë, i dolën zot sportit dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat