Prekëse/ Kaloi fëmijërinë në karrige me rrota, 18-vjeçari bën debutimin në futboll

Futboll

Prekëse/ Kaloi fëmijërinë në karrige me rrota, 18-vjeçari bën debutimin në futboll

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:13
Pamje nga videoja

Një ngjarje sa emocionuese aq edhe prekëse ka ndodhur në raundin e tretë të Kupës në Angli.

Deklan Tomson, 18 vjeç, bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Shefil Uednesdei në Kupë, ndërkohë që ka një të kaluar të dhimbshme.

Në moshën 5-vjeçare, ai ishte diagnostikuar, me sëmundjen “Perthes”, një sëmundje e rrallë që shfaqet te fëmijët. Pas sëmundjes, ai iu nënshtrua disa operacioneve, duke e kaluar fëmijërinë e tij në karrige me rrota.

Megjithatë pavarësisht vështirësive, Tomson nuk u dorëzua për të realizuar ëndrrën e tij dhe ia doli.

Ai bëri debutimin me Shefilld Uednesdei në Kupë.

Emocionet përveç se te djaloshit 18-vjeçar ishin të mëdha edhe te familjarët e tij, të cilët nuk i mbajtën dot lotët kur e panë djalin e tyre të futej në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat