“Shpërthen” Ansi Nika: Tek Gjilani ka njerëz që fusin hundët tek presidenti, objektivi i Gjilanit është të mos bien nga Superliga

Futboll

“Shpërthen” Ansi Nika: Tek Gjilani ka njerëz që fusin hundët tek presidenti, objektivi i Gjilanit është të mos bien nga Superliga

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Gjilani

Ansi Nika, ish futbollisti i Gjilanit ka “shpërthyer” në drejtim të skuadrës që tani udhëhiqet nga Bylbyl Sokoli.

Futbollisti i njohur, Ansi Nika, i cili luajti për një vit tek skuadra e Gjilanit nuk është aspak i lumtur me formën aktuale të ‘Skifterave’, pasi sipas tij ka pasur shumë investime – por ka diçka brenda që nuk po shkon.

Ai thotë që e ndjek Gjilanin, sepse ka shumë respekt për presidentin e klubit, Florim Zuka dhe tifozërt e zjarrtë, “Skiferat”.

“Po unë e ndjek Gjilanin, sepse kam kaluar një vit me të vërtetë të mirë, ku më kanë respektuar dhe më kanë trajtuar shumë mirë. Më vjen me të vërtetë keq që ndodhen në këtë pozitë, më shumë më vjen keq për presidentin dhe tifozët e Gjilanit, sepse janë një shembull për t’u marrë. Janë ndër tifozerit më të zjarrta në Kosovë, unë kam shumë respekt për ta dhe presidentin”, tha fillimisht Ansi Nika.

Pas eliminimit të Gjilanit nga Kupa e Kosovës, Nika filloi me disa postime në Facebook, me të cilat ironizonte me ish klubin e tij. Ai ka sqaruar këto postime, duke thënë se brenda klubit ka persona që fusin hundët tek presidenti, andaj klubi nuk ecën përpara dhe gjithnjë sipas tij, ai u largua nga klubi shkaku i disa personave që ndikonin në kub.

“Për sa i përket Kupës është një dështim që s’ka justifikim, por kjo ndodhë, sepse aty në klub ka njerëz dhe tifozë qe fusin hundët tek presidenti pa pasur pikë lidhje me futbollin, janë disa individë injorant që bëjnë sikur e duan Gjilanin dhe përkundrazi i bëjnë dëm, përshembull është një  “Sovran”, që është një tifoz serb dhe pa pikë edukate që fut hundët tek presidenti për futbollistë, pa pas asnjë provë, asnjë fakt – prandaj Gjilani është këtu ku është sot”, vazhdoi Nika.

Në fund, Nika potencoi se Gjilani për objektiv ka mbetjen në Superligë.

“Gjilani nuk ecën përpara, sepse ka këta njerëz pas krahve. Unë nga këta njerëz jam larguar nga Gjilani. Unë kam shumë respekt për presidentin dhe tifozët – s’kam asgjë me askënd, por janë këta individët që prishin harmonin dhe ja ku janë pasojat. Sot, me gjithë këto investime, s’kanë asgjë, madje objektivi i vetëm i tyre është të mos bien në Ligën e Parë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat