Costa në dilemë

Futboll

Costa në dilemë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Costa në dilemë

Diego Costa është ende një lojtar i lirë pa kontratë dhe në pritje të një aventure të re.

Sulmuesi është i orientuar për të luajtur në vendlindjen e tij në Brazil teksa bisedimet me Palmeiras janë ndërprerë pas kërkesës së tij për një page 8 milionë euro në vit, e papërballueshme për çdo ekip latin.

Skuadra e fundit që ka bërë një ofertë është Sao Paolo që ka emëruar së fundmi Hernan Crespon dhe që mund t’i ofrojë deri në 3 milionë euro në sezon.

Ndërkohë ish-sulmuesi i Atletico Madrid mësohet të ketë refuzuar një tjetër propozim nga Al Nassr në Arabinë Saudite sepse qëllimi i tij është të luajë vitet e fundit të karrierës në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat