Drejtori i Juventus: Dybala njëherë duket mirë

Futboll

Drejtori i Juventus: Dybala njëherë duket mirë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:06
Drejtori i Juventus: Dybala njëherë duket mirë

Drejtori i Juventus, Fabio Paratiçi ka folur mbi gjendjen e Paulo Dybalës, teksa problemi në gju nuk po e lejon argjentinasin të rikthehet në fushë. Paratiçi thekson se gjendja e sulmuesit njëherë duket e mirë, më pas ka përkeqësime, ndërsa shton se Morata do të rikthehet të ndihmojë skuadrën për fazën finale të sezonit.

“Dybala ka ende disa probleme, një ditë është mirë, një ditë më keq. Të mërkurën dukej sikur ishte gati, por më pas ndjeu sërish dhimbje. Për rinovimin kemi folur, do të flasim sërish dhe do të shkojmë përpara. Po luajmë shumë, një në tre ditë. Po i marrim ndeshjet një nga një, pastaj në prill të shohim si do të jetë klasifikimi.

Morata? Luajm shumë, nuk është e lehtë të mbajmë një ritëm konstant. Në rastin e Moratës kanë ndikuar dy-tre faktorë, që e kanë penguar të stërvitet.

Kështu, ka humbur pak kondicionin, por është një lojtar i nivelit të lartë. Karriera e tij flet vetë, është një djalosh i jashtëzakonshëm.

Tani do të kthehet në gjendjen për të na ndihmuar në fazën finale të sezonit. Edhe atë si Dibalën, e kemi pasur pak”, u shpreh Paratiçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat