Liga e Kampionëve nuk është prioritet për Tuchel

Futboll

Liga e Kampionëve nuk është prioritet për Tuchel

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:32
Thomas Tuchel

Pasi luajti në finalen e sezonit të kaluar me Paris Saint-Germainin, është e pritshme që Thomas Tuchel të japë maksimumin në garën kryesore evropiane këtë edicion me skuadrën e tij të re, Chelsea.

Prandaj nuk kanë qenë të parapritura pyetjet lidhur me përpjekjet që do t’i bëjnë Blutë, të cilët sonte (e martë) zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Atletico Madridit.

Edhe pse ka thënë se lojtarët e tij do t’i qasen me motivim maksimal sfidës në Wanda Metropolitano ndaj Los Rojiblancos, strategu gjerman konsideron se nuk ka preferencë ndërmjet kampionatit anglez apo garës prestigjioze evropiane.

“Është gjë e bukur dhe shumë entuziazmuese të luash në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në fazat e eliminimit direkt, por nuk ka preferencë”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp.

Chelsea e fitoi për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 dhe që atëherë nuk ka mundur më ta fitojë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat