Klubi gjerman vendos për Haalandin

Futboll

Klubi gjerman vendos për Haalandin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:00
Klubi gjerman vendos për Haalandin

Pakti i heshtur që ka Bayerni i Mynihut me Borussian e Dortmundit për të mos marrë yjet e skuadrës favorizon Realin e Madridit. Në garën për të fituar shërbimet e Erling Haaland, skuadra madrilene ka një rival më pak.

Është shumë e rëndësishme që Bajerni ka dalë nga gara në këtë pikë, por ende nuk dihet nëse mesfushori norvegjez do të përfundojë te Reali i Madridit. “Haland është shumë mirë te Dortmundi dhe ne nuk kemi ndërmend që ta afrojmë për aq kohë sa kemi Levandovskin”, kanë thënë drejtuesit e skuadrës bavareze.

Prej kohësh, skuadra e Realit është duke ndjekur me vëmendje të gjitha lëvizjet për sulmuesin e Dortmundit, i cili është konfirmuar një lojtar i madh si në kampionatin gjerman ashtu edhe në Champions. Florentino Perez është i pavendosur nëse duhet të transferojë atë apo Mbapenë.

Të dy janë yjet e së ardhmes dhe në Madrid kanë nevojë për një “Galaktik” për të nisur një projekt të ri dhe ambicioz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat