Juventusi 113.7 milionë euro humbje

Futboll

Juventusi 113.7 milionë euro humbje

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:37
Juventusi 113.7 milionë euro humbje

Këshilli Administrativ i Juventusit u mblodh këtë të enjte për të miratuar raportin financiar të gjashtë muajve të parë të sezonit. Nga të dhënat e hedhura në raport mësohet se klubi bardhezi ka pësuar një humbje prej 113.7 milionë eurosh në gjysmën e parë të sezonit 2020-21.

Kjo është një humbje e madhe nëse krahasohet me atë të gjysmës së parë të vitit të kaluar, që kapi shifrat 50.3 milionë euro. Juventusi, si dhe bota e futbollit në përgjithësi, nuk mund të ishin imunë ndaj krizës ekonomike të imponuar nga pandemia.

Kapitali i aksionarëve shkoi nga 239.2 milionë më 30 qershor 2020 në 125.5 milionë më 31 janar 2020 si pasojë e të ardhurave më të ulëta nga manaxhimi i të drejtave të lojtarët dhe uljes së të ardhurave të ndeshjeve dhe shitjeve të produkteve.

Siç theksohet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga klubi, ndikimi negativ i prodhuar nga pandemia e zgjatur është rreth 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat