Berbatov: Mbappe dhe Haaland do marrin ‘fronin’ nga Messi dhe Ronaldo

Futboll

Berbatov: Mbappe dhe Haaland do marrin ‘fronin’ nga Messi dhe Ronaldo

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:59
Mbappe dhe Haaland

Legjenda e Premierligës, Dimitar Berbatov beson se dyshja Kylian Mbappe dhe Erling Haaland do arrijnë të tejkalojnë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Argjentinasi dhe portugezi kanë dominuar në dekadën e fundit dhe cilësohen si dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Por, Berbatov mendon se Mbappe dhe Haaland do arrijnë të marrin ‘fronin’ nga Messi dhe Cristiano.

“Mbappe dhe Haaland janë në maje dhe një ditë do marrin fronin nga Messi dhe Cristiano Ronaldo”.

“Për mua, Mbappe momentalisht është numri një në botë për të fituar Topin e Artë këtë vit. E flas këtë shkaku i mënyrës si shënon gola, por edhe për vizionin e tij”.

“Disa thonë po sepse luan në Francë, mirëpo ai mund të luajë edhe tjetër ku dhe të shkëlqejë”.

“Haaland është talent më ndryshe, por ende arrin të shënon gola. Është atlet brilant, që ka fuqi të mirë. Është i madh, i fortë dhe ka kapacitet të madh për përmirësim. Është kënaqësi të shoh këtë evolucion”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse fjalët e Berbatovit do dalin të vërteta me kalimin e kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat