Imami: Përballë Tiranës kam kënaqësi

Futboll

Imami: Përballë Tiranës kam kënaqësi

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Imami: Përballë Tiranës kam kënaqësi

Vllaznia pret ditën e nesërme në shtëpi Tiranën. Kuqeblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja, ndërsa para mediave, mbrojtësi Eni Imami ka theksuar se si një ish-I bardhebluve tashmë nuk ka më emocion kur ndeshet kundër tyre, por thjesht kënaqësi. Ndër të tjera, Imami shprehet se nuk i mendon aleancat në kampionat teksa në Shkodër shikojnë punën e tyre pa menduar për të tjerët.

“Të them të drejtën jemi zhgënjyer pak nga barazimi me Skënderbeun, pasi prisnim fitoren, por këto janë gjëra që ndodhin në sport. Kemi fituar ndeshje që njerëzve s’ua ka marrë mendja dhe kemi lënë pikë aty ku s’duhet. Gjithsesi, mendoj që jemi në pozicion akoma të favorshëm për të pritur Tiranën. Kam besim që do të dalim me 3 pikë nesër.

U bë e disa ndeshje që po luaj kundër Tiranës. Kisha emocione kur kam luajtur ndeshjen e parë që isha pjesë e Skënderbeut, pasi ika që atje, kurse tani të them të drejtën nuk kam emocione.  Sigurisht është kënaqësi, por vetëm aq.

Atmosfera dhe entuziazmi në Shkodër, ka ndikuar pak për keq, pasi të them të drejtën, na shpallën kampion përpara kohe, kjo na dha një vetëkënaqësi ne futbollistëve, mendoj që ndaj erdhi kjo rënia kështu. Përveç kësaj pjesë, këtu janë të mrekullueshëm dhe e dashurojnë sportin.

Unë kam qenë 2 vjet pjesë e Tiranës dhe e di që pretendimet e tyre do të jenë deri në javën e fundit të kampionatit. Duke ditur këtë gjë, kam vlerësim maksimal, si unë dhe stafi drejtues.

Unë mendoj që edhe kur ishim 9 pikë përpara, e kam thënë që kampionati është shumë i gjatë dhe shumë i vështirë, por sigurisht që një fitore nesër, na jep moral dhe besim. Të thuash që na shpall kampion, nuk e them dot.

Unë nuk e di nëse janë bërë ndonjëherë aleanca, të paktën këtë vit në kampionatin shqiptar. Ne do shikojmë punën tonë. Në fund do i bëjmë hyzmetin, çfarë të jetë kismet do e arrijmë. Golin çdokush e do. Mendoj do ishte perfekt, por le të shënojë kush të shënojë, të fitojmë, ajo ka rëndësi”, u shpreh Imami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat