Klopp tregon objektivin e ekipit të tij në Premier League

Futboll

Klopp tregon objektivin e ekipit të tij në Premier League

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:14
Klopp tregon objektivin e ekipit të tij në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbajtur një konferencë për media para derbit me Chelseat që zhvillohet të enjtën.

Klopp theksoi se skuadra e tij synon të jetë në top 4-she.

“Para një jave ishim jashtë garës për top 4, tani jemi brenda. Kemi disa kundërshtarë që kanë të njejtin synim, si Spurs, West Ham e Leicester. Do të jetë një garë shumë interesante deri në fund” deklaroi Klopp.

Menaxheri 53 vjeçar bëri të ditur që Diogo Jota është rikthyer në stërvitje të hënën dhe ende nuk dihet nëse do të luaj ndaj Chelseat.

Ndërsa braziliani Fabinho do të jetë në dispozicion, por Klopp ende nuk ka vendosur nëse do ta inkuadrojë në mesfushë apo mbrojte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat