Barcelona spektakolare, pas 120 minutave në finale! Ocampos figura tragjike e Sevillës 

Futboll

Barcelona spektakolare, pas 120 minutave në finale! Ocampos figura tragjike e Sevillës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:36
Pamje nga ndeshja, foto El Pais

Barcelona spektakolare, ka bërë mrekullinë pas 120 minutave, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Trajneri Ronald Koeman i buzëqeshur në fund, pas një kualifikimi dramatik. 

Sevilla e kishte në dorë kualifikimin, por me fajin e tyre u eliminuan dhe figura tragjike është futbollisti Ocamos që dështoi nga penalltia në minutën e 73-të, gjuajtja e të cilit është ndalur nga Ter Stegen.

Barcelona ka triumfuar me rezultat bindës 3:0 dhe atë pas 120 minutave ndaj Sevilës. 

Image

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:0 në favor të Barcelonës në “Camp Nou”, pasi që sfidën e parë e kishin humbur me 2:0 në Sevilla, u desh të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 12-të, Dembele ka shënuar për Barcelonën, duke shtuar shpresat dhe Pique në atë të 90+4, thellon epërsinë në 2:0, duke  çuar sfidën në vazhdime.

Futbollisti Braithwaite është hero i Barcelonës, i cili në minutën e 90+5 realizon për rezultatin 3:0, që ishte goli i kualifikimit të madh.

Nga minuta e 90+2, Barcelona ishte me një lojtar më shumë, pasi që Fernando u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. 

Lionel Messi me Barcelonën në finalen e madhe, kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 3:2, ndërsa Sevilla eliminohet nga gara e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat