Tuchel optimist: Chelsea mund të arrij nivelin e Man City

Futboll

Tuchel optimist: Chelsea mund të arrij nivelin e Man City

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:03
Thomas Tuchel

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, beson se skuadra e tij do të jetë në luftë për titullin e Premierligës sezonin e ardhshëm.

Këtë sezon, Blutë e Londrës po luftojnë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, derisa Manchester City ka 14 pikë më shumë se vendi i dytë.

Chelsea ka mbetur mbrapa në luftën për titull vitet e fundit dhe po kërkon rikthimin në maja, tani me Tuchelin si menaxher.

Sonte me fillim nga ora 21:15, do të luhet super sfida mes Liverpoolit dhe Chelseas.

Ky takim pritet të jetë shumë interesant pasi mund të vendosë skuadrën e cila kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat