Ranglista e FIFA-s, ku pozicionohet Kosova?

Futboll

Ranglista e FIFA-s, ku pozicionohet Kosova?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:25
Ranglista e FIFA-s, ku pozicionohet Kosova?

Pas dy humbjeve kundër, Spanjës dhe Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, Kombëtarja e Kosovës ka bërë një zbritje në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja e Kosovës ishte në vendin e 117-të në ranglistën e Fifa-s, para dy takimeve në Grupin B.

Kosova zbret në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-së, ku tani gjendet më poshtë se Kombëtaret si Libia dhe Afrika Qëndrore, në ranglistën e re,

Kombëtare si Palestina, Tajlanda, Kenya dhe Namibia gjenden mbi Kosovën të ranguara.

Ndërsa, Lituania gjendet vetëm 9 vende më poshtë se Kosova, e 129-ta, Kombëtare të cilën Kosova e mundi me rezultatin 4-0 në një miqësore muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat